Data e Përfundimit :

Maj 2025

Vendndodhja :

Durrës, Shqipëri

Kategoria :

Pastrim i Rregullt

Nga Pastrim i Rregullt në Pastrim të Përgjithshëm

Klienti fillimisht kërkoi shërbim pastrimi të rregullt për apartamentin. Megjithatë, si gjithmonë, ne rekomandojmë që para nisjes së pastrimit periodik të realizohet një pastrim i përgjithshëm, për ta sjellë ambientin në standard të plotë higjiene.

Gjatë inspektimit dhe lëvizjes së mobilieve, u zbulua papastërti e grumbulluar nën krevat – pluhur i dendur, mbetje dhe papastërti që nuk pastrohen gjatë mirëmbajtjes së zakonshme.

Pas këtij momenti, klienti vendosi të realizojë pastrim gjeneral të plotë të apartamentit.

Pse Rekomandojmë Pastrim Gjeneral Fillimisht

Pastrimi i rregullt mban pastërtinë, por nuk eliminon grumbullimet e vjetra në zona të fshehura. Vetëm pastrimi i përgjithshëm garanton që apartamenti të fillojë nga një bazë e pastër dhe higjienike.

Në këtë rast, diferenca ishte e dukshme menjëherë pas pastrimit nën krevat dhe në zonat e vështira për t’u arritur.

Pas kësaj, mirëmbajtja periodike bëhet shumë më efektive dhe më ekonomike në afatgjatë.

Vlerësimi i Klientit

Zona nën krevat u pastrua plotësisht, pluhuri dhe mbetjet u eliminuan, dhe ambienti u rikthye në standard të plotë pastërtie. Apartamenti tani është gati për mirëmbajtje të rregullt pa rrezik grumbullimi të fshehur papastërtish.

"Nuk e kisha menduar sa papastërti ishte grumbulluar nën krevat. Pastrimi gjeneral bëri diferencë të madhe. Tani apartamenti ndihet shumë më i pastër."

Klient nga Durrësi